Ambasada amerikane në Tiranë ka uruar gjithë shqiptarët me rastin e 111-vjetorit të Pavarësisë.
Stafi i ambasadës ka udhëtuar në qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe ka përcjellë urimet në Shqip.
David Wisnner, i Ngarkuari me Punë në Ambasadën e SHBA-së ka zgjedhur të urojë shqiptarët nga Korça. Ai ndodhej në Mësonjëtoren e parë shqipe së bashku me Komandatin Cote, atasheu i Mbrojtjes i SHBA-së në Shqipëri.
“Urime popullit shqiptar nga Ambasada Amerikane në Tiranë në 111 vjetorin e Pavarësisë! Për të shënuar këtë ditë të veçantë, stafi i ambasadës amerikane kanë udhëtuar në të gjithë Shqipërinë jo vetëm për të ndarë këtë mesazh, por për të përjetuar kulturën dhe historinë e larmishme për të cilën kanë luftuar kaq shumë shqiptarë gjatë gjithë historisë suaj të pasur. Gëzuar Ditën e pavarësisë! Gëzuar Shqipëri!”, thuhet në video mesazhin e shpërndarë në X.
Congratulations to the #Albanian people from @USEmbassyTirana on the 111th anniversary of Independence! To mark this special day, our #American officers and staff have traveled throughout Albania not only to share this message, but to experience the diverse culture and history… pic.twitter.com/jYzsEZ4E2Y
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) November 28, 2023