victor osimhen Archives - Albeu.com

Al-Hilal i ofron Osimhenit një pagë marramendëse, duket afër që ta bindë që të largohet nga Europa
Victor Osimhen vazhdon të mbetet një nga emrat më të nxehtë të afatit kalimtar të verës, dhe ofertat për të nuk kanë të ndalur. Sipas raportimeve nga Turqia, gjigantët sauditë të Al-Hilal janë të gatshëm t’i ofrojnë sulmuesit të Napolit një pagë rekord prej 50 milionë eurosh në sezon për ta bindur që të transferohet në Lindjen e Mesme.

Ofertat ndaj Osimhenit kanë ardhur edhe më herët nga Al-Hilal. Siç raportoi javën e kaluar gazetari italian Alfredo Pedullà, sulmuesi nigerian e kishte refuzuar një tjetër ofertë të majme prej 30 milionë eurosh në sezon, edhe pse klubi saudit kishte qenë gati të aktivizonte klauzolën e lirimit në kontratën e tij, me vlerë 75 milionë euro.

Al-Hilal nuk ka hequr dorë, pavarësisht refuzimit të parë dhe faktit se nuk e arritën afatin që donin për ta pasur Osimhenin para Kupës së Botës për Klube.

Sipas gazetarit turk, Yagiz Sabuncuoglu, oferta e re është shumë më e lartë dhe synon ta bindë përfundimisht sulmuesin që të braktisë Evropën.

Ndërkohë, edhe klubet evropiane vijojnë të jenë të vëmendshme. Arsenal, Manchester United dhe Chelsea janë në garë, edhe pse po shqyrtojnë alternativa të tjera.

Juventusi, nga ana tjetër, e ka ndjekur prej kohësh Osimhenin, por Napoli do të pranonte ta shiste tek “Zonja e Vjetër” vetëm si zgjidhje të fundit, pasi nuk dëshiron të përforcojë një rival të drejtpërdrejtë në Serie A.

Napoli, pavarësisht interesimit të madh për Osimhenin, nuk është i prirur ta shesë atë me çmim të ulët. Klubi italian e sheh nigerianin si një pasuri të madhe dhe është i vendosur të respektojë vlerësimin që i ka bërë, duke pritur ofertën e duhur në aspektin ekonomik dhe strategjik.

The post Al-Hilal i ofron Osimhenit një pagë marramendëse, duket afër që ta bindë që të largohet nga Europa appeared first on Albeu.com.

Osimhen mund t’i befasojë të gjithë me vendimin për të ardhmen – sa shkojnë ditët turqit fërkojnë duart
Zëvendëspresidenti i Galatasarayt, Ibrahim Hatipoglu, është i bindur se Victor Osimhen do të qëndrojë në klub edhe përtej kësaj vere. “Mundësitë rriten me çdo ditë që kalon”, deklaroi ai për AS, duke nënvizuar optimizmin e klubit turk për të mbajtur sulmuesin nigerian.

Osimhen e kaloi sezonin e fundit në huazim te Galatasaray nga Napoli dhe ka një klauzolë prej 75 milionë eurosh të përfshirë në kontratën e tij me klubin italian. Megjithatë, kjo klauzolë nuk është e vlefshme për klubet e Serie A.

Galatasaray ka bindjen se do ta mbajë Osimhenin, veçanërisht pasi lojtari refuzoi një ofertë të madhe nga Al-Hilal, i drejtuar nga Simone Inzaghi.

Hatipoglu shpjegoi se marrëveshja për transferimin e tij ishte e papritur: “Kur na ofruan Osimhenin, nuk kishim nevojë për një sulmues, por e nënshkruam brenda dy ditësh”,

Për këtë çështje po punojnë drejtori i transferimeve, Abdullah Kavukcu, dhe agjenti italian George Gardi. “Me çdo ditë që kalon, shanset që Osimhen të qëndrojë te Galatasaray rriten”, shtoi Hatipoglu.

Victor Osimhen pati një sezon të jashtëzakonshëm në Stamboll, duke shënuar 37 gola dhe duke dhuruar 8 asistime në 41 paraqitje për Galatasarayn në të gjitha garat.

The post Osimhen mund t’i befasojë të gjithë me vendimin për të ardhmen – sa shkojnë ditët turqit fërkojnë duart appeared first on Albeu.com.

Osimhen i jep përgjigjen përfundimtare ofertës marramendëse të Al-Hilal
Victor Osimhen ka refuzuar një ofertë kontrate prej 30 milionë eurosh në sezon nga klubi i Ligës Profesioniste Saudite, Al-Hilal, që ishte afër arritjes së një marrëveshjeje të plotë për sulmuesin që i përket Napolit, raporton Football Italia.

Napoli pritet të shesë Osimhen gjatë afatit kalimtar të verës, me një klauzolë lirimi prej 75 milionë eurosh e vlefshme për klube jashtë Serie A.

Al-Hilal kishte bërë një ofertë fillestare për sulmuesin nigerian, e cila ishte refuzuar, por së fundmi kishin rënë dakord të paguanin plotësisht klauzolën prej 75 milionë eurosh.

Klubi saudit ishte duke shtyrë për të sjellë Osimhen në kohë për nisjen e Kupës së Botës për Klube që fillon më 14 qershor.

Gjigantët sauditë, të drejtuar tani nga trajneri i mëparshëm i Interit, Simone Inzaghi, kishin ofruar gjithashtu një kontratë kolosale prej 30 milionë eurosh në sezon për sulmuesin 26-vjeçar, i cili më pas vendosi ta refuzojë ofertën.

Refuzimi i Osimhen për ofertën e Al-Hilal konsiderohet përfundimtar.

Lojtari ka shprehur dëshirën për të vazhduar karrierën në Europë. Mbetet për t’u parë nëse Galatasaray, ku Osimhen kaloi sezonin 2024/2025 në huazim, do të rikthehet me një përpjekje tjetër për ta bërë huazimin permanent.

Sulmuesi që i përket Napolit arriti të shënojë 37 gola në 41 ndeshje në të gjitha garat gjatë huazimit të tij në Stamboll.

The post Osimhen i jep përgjigjen përfundimtare ofertës marramendëse të Al-Hilal appeared first on Albeu.com.

Victor Osimhen ka zgjedhur tashmë klubin e ri
Ylli i Napolit, Victor Osimhen thuhet se u ka thënë miqve të tij më të ngushtë se cilit klub do t’i bashkohet gjatë verës, mes interesimit serioz nga Chelsea, Arsenal dhe Paris Saint-Germain.

Sulmuesi 25-vjeçar nigerian duket i destinuar të largohet nga Napoli në verë, pasi nënshkroi një kontratë të re në dhjetor që përfshin një klauzolë të madhe lirimi, duke i dhënë atij një rrugëdalje në fund të sezonit.

Pavarësisht kaosit në Napoli këtë sezon, Osimhen ka shkëlqyer në Serie A, duke shënuar 11 gola dhe duke dhënë tre asistime në 18 ndeshje të ligës.

Përpara afatit kalimtar të verës, 25-vjeçari duket të jetë sulmuesi më emocionues në treg.

E ardhmja e Osimhen:

Gazeta Daniele Longo nga Calciomercato.com detajon sesi Osimhen ka vendosur tashmë themelet e një transferimi gjatë verës, pasi kishte ngarkuar agjentin e tij Roberto Calenda të sigurojë një largim të profilit të lartë nga Napoli.

25-vjeçari tashmë ka vendosur se ku do të shkojë gjatë verës dhe u ka thënë miqve të tij më të ngushtë se për cilin klub do të luajë, me Chelsea, Arsenal dhe Paris Saint-Germain kandidatët më të mundshëm.

Ai ka një klauzolë lirimi prej 130 milionë euro në kontratën e tij, diçka që Napoli pret të paguhet. /Telegrafi/

The post Victor Osimhen ka zgjedhur tashmë klubin e ri appeared first on Albeu.com.

Chelsea është e gatshme ta paguajë klauzolën e Victor Osimhen
Victor Osimhen është gjithmonë një objektiv kryesor për Chelsean për të forcuar sulmin”, shkroi në Twitter gazetari italian, Rudy Galett.

“Një marrëveshje me lojtarin nuk do të ishte problem, pasi ai do të donte të bashkohej me CFC”.

“Klubi anglez është i gatshëm të përmbushë klauzolën e tij të lirimit, por vetëm duke negociuar kushtet e pagesës me Napolin”, ka shtuar më tej ai.

Klauzola e lirimit të sulmuesit mendohet të jetë rreth 130 milionë euro. Nigeriani pritet të largohet nga Napoli këtë verë.

Është e paqartë se si Chelsea do të ishte në gjendje të financonte marrëveshjen e Osimhen sipas rregullave të fitimit dhe qëndrueshmërisë së Premier Ligës.

Është raportuar më parë se Blutë mund të duhet të shesin disa lojtarë të ekipit të parë gjatë verës për të shmangur shkeljen e rregullave financiare të kompeticionit.

Osimhen ka shënuar 11 gola dhe ka dhënë tri asistime në 17 paraqitje në Serie A deri më tani këtë sezon. /Telegrafi/

The post Chelsea është e gatshme ta paguajë klauzolën e Victor Osimhen appeared first on Albeu.com.

Victor Osimhen zgjedh klubin ku dëshiron të luajë sezonin e ardhshëm
Tregu i transferimeve të verës premton të jetë emocionues dhe një nga emrat në buzët e të gjithëve është sulmuesi nigerian Victor Osimhen. Me konfirmimin se ai do të largohet nga Napoli në fund të sezonit, sipas deklaratave të presidentit Aurelien De Laurentiis, të gjithë sytë janë te shkuarja e tij në Ligën Premier.

Nigeriani, i cili preferon një kalim në Angli në krahasim me ligat e tjera, ka ngjallur interesimin e Chelseat, të cilët po e vlerësojnë seriozisht mundësinë e aktivizimit të klauzolës së tij të lirimit prej 130 milionë euro.

Kontaktet mes klubit anglez dhe lojtarit kanë nisur prej muajsh dhe përflitet se atij do t’i ofrohet një kontratë shumëvjeçare, ndoshta shtatëvjeçare, me një pagë të përmirësuar në krahasim me situatën e tij aktuale te Napoli.

Për Osimhen, një lëvizje te Chelsea do të thoshte të ndiqte gjurmët e idhullit të tij, Didier Drogba. Megjithatë, rruga për në Stamford Bridge mund të mos jetë aq e thjeshtë, me PSG-në gjithashtu në garë për shërbimet e tij.

Pavarësisht zërave që e lidhin atë me klubin francez, kohët e fundit nuk ka pasur kontakte mes përfaqësuesve të lojtarit dhe skuadrës së Ligue 1. PSG, nga ana e saj, ka objektiva të tjera në mendje, si anësori portugez Rafael Leao si zëvendësues i mundshëm i Mbappes, i cili pritet t’i bashkohet Real Madridit.

Përveç interesimit për Osimhen, PSG po kërkon të paktën dy mesfushorë, me Bernardo Silva si objektivin kryesor dhe një mbrojtës, me Leny Yoro në krye të listës së preferencave të tyre. Me rritjen e konkurrencës dhe bisedimet në vazhdim si me Chelsean ashtu edhe me PSG-në, javët e ardhshme premtojnë të qartësojnë të ardhmen e sulmuesit të talentuar nigerian. /Telegrafi/

The post Victor Osimhen zgjedh klubin ku dëshiron të luajë sezonin e ardhshëm appeared first on Albeu.com.

Plot 120 milionë euro në arkat e Napolit, “gjiganti” europian ka gati ofertën për Osimhen
Victor Osimhen është një nga lojtarët e shumë kërkuar nga skuadrat big. Sulmuesi prej javësh ka përfunduar në radarët e PSG-së si zëvendësuesi ideal i Kylian Mbappe.

Kampionët e Ligue 1 janë të gatshëm të shpenzojnë milionat për ta transferuar lojtarin e Napolit në Paris. Sipas “La Repubblica” bëhet me dije se parizienët po përgatitin një ofertë 120 milionë euroshe për qendërsulmuesin.

Kjo ofertë do të mbërrijë në zyrën e Napolit në merkaton e verës. Gjithçka është në dorën e Aurelio de Laurentiis i cili do të vendosë mbi largimin e Osimhen. Kujtojmë se ky i fundit ka kontratë të vlefshme me napolitanët deri në qershor të vitit 2026. /newsport.al/

The post Plot 120 milionë euro në arkat e Napolit, “gjiganti” europian ka gati ofertën për Osimhen appeared first on Albeu.com.

Nga Anglia e quajnë të kryer për sulmuesin që do të zbarkojë te Chelsea
Chelsea është në kërkim të një sulmuesi të ri dhe kjo dëshirë është tashmë publike.

Blutë e kanë si prioritet transferimin e Victor Osimhen, por sulmuesi nigerian vështirë se do të largohet nga Napoli në këtë afat, ndëra për atë të verës ka sinjale pozitive.

Kësisoj londinezët kanë ndërruar objektiv dhe tani kanë zhvendosur fokusin te bomberi i Sporting Lisbonës, Viktor Gyokeres, raporton Football London.

Më parë ishte raportuar se Chelsea ka ofruar 80 milionë euro për lojtarin, plus pesë milionë euro të tjera bonuse.

Megjithatë Sporting ka refuzuar këtë ofertë, pasi nuk duan të largojnë yllin e tyre pa u paguar klauzola prej 100 milionë euro.

25-vjeçari suedez është duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyer në vitin e tij të parë te Sporting Lisbona, pasi në 26 ndeshje zyrtare ka realizuar 22 gola dhe ka asistuar në 10 të tjerë.

Sportingu e bleu në verën e vitit 2023 suedezin nga Coventry City, duke shpenzuar 20 milionë euro për transferimin e tij. /Telegrafi/

The post Nga Anglia e quajnë të kryer për sulmuesin që do të zbarkojë te Chelsea appeared first on Albeu.com.

“Arsenali nuk ka shanse”, Agjenti zbulon klubin që mund ta transferojë Osimhenin
Agjenti italian, Paolo Palermo thotë se Arsenali nuk ka asnjë shans për të nënshkruar me Victor Osimhen këtë verë. Sipas tij, Chelsea është favorit për të marrë nigerianin.

Duke folur për TV Play në Twitch, Palermo pohoi se komentet e nigerianit ndërsa ishte duke luajtur në Kupën e Kombeve të Afrikës me Nigerinë, janë një “prelud i një lamtumire verore”.

“E kam thënë që kur ai rinovoi se po largohej”, vazhdoi Palermo. “Të vazhdosh kontratën për vetëm një vit do të thotë ta kesh shitur tashmë, përndryshe ata do ta rinovonin për katër vjet. Ata i vendosin çmimin lojtarit”.

“Mendoj se tashmë është arritur marrëveshja. Mendoj se është Chelsea. Ata që mund të shpenzojnë 120-130 milionë euro janë Chelsea, Man City, Man United dhe Liverpool, nuk mendoj se këtë gjë mund ta bëjë edhe Arsenali”.

“Tottenham gjithashtu mund ta bëjë këtë, por ata ofrojnë një pagë vetëm 6-7 milionë euro, Osimhen tashmë fiton 10 milionë euro”, ka shtuar më tej ai.

Topçinjtë pritet të bëjnë përforcim sulmues në verë. Osimhen dhe Ivan Toney janë lidhur rregullisht me klubin. /Telegrafi/

The post “Arsenali nuk ka shanse”, Agjenti zbulon klubin që mund ta transferojë Osimhenin appeared first on Albeu.com.

Pse Arsenali duhet të mundë Chelsean në garë për Victor Osimhen
Chelsea duket e gatshme të paguajë klauzolën e lirimit të yllit të Napolit, Victor Osimhen, diçka që Arsenali nuk mund ta lejojë të ndodhë, pasi janë në kërkimin për një golashënues.

Sulmuesi 25-vjeçar nigerian duket i destinuar të largohet nga Napoli në fund të sezonit, duke nënshkruar së fundmi një kontratë të re që përfshin një klauzolë lirimi prej 130 milionë euro.

Ai foli për CBS të martën dhe zbuloi se kishte vendosur ‘hapin tjetër’ të karrierës së tij.

Intervista që dha nuk ishte rënë dakord paraprakisht me Napolin dhe të gjitha shenjat tani po tregojnë për një largim të Osimhen në verë.

Skuadra e Walter Mazzarrit aktualisht ndodhet në vendin e nëntë në tabelën e Serie A, tre pikë prapa Fiorentinës së vendit të katërt dhe mund të luftojë për një vend në Ligën e Kampionëve.

La Gazzetta dello Sport shkruan sot se Chelsea është e gatshme të aktivizojë klauzolën e lirimit prej 130 milionë eurosh të Osimhen në verë, duke dashur të shtojë yllin nigerian në skuadrën e tyre pas një edicioni të vështirë nën drejtimin e Mauricio Pochettino.

Blutë e gjejnë veten në vendin e nëntë në renditjen e Ligës Premier pas 21 ndeshjesh, 12 pikë prapa vendeve të Ligës së Kampionëve dhe është e qartë se diçka duhet bërë për të provuar dhe zgjidhur gjendjen e keqe të klubit.

Një tjetër klub që ka nevojë për një sulmues gjatë verës është Arsenali, i cili ishte në kërkim të yllit të Napolit vitin e kaluar. Skuadra e Mikel Artetës ende nuk ka një golashënues natyral për të udhëhequr vijën e parë, me Gabriel Jesus që vepron si një figurë më mbështetëse dhe kjo mund t’u kushtojë atyre këtë edicion.

Një ecuri e dobët gjatë gjashtë javëve të fundit i bëri Gunners të fitojnë vetëm dy prej tyre në kampionat, duke i bërë ata të mbesin prapa Liverpoolit me pesë pikë.

Në letër, Osimhen duket të jetë opsioni i përsosur për të kompletuar skuadrën e Arsenalit të Artetës, duke shtuar një golashënues të besueshëm në një skuadër të mbushur me kreativitet. Aftësia e tij e fortë për t’u lidhur me shokët e tij të skuadrës do të thotë se ai do të ishte i përshtatshëm për një sistem kaq të fokusuar në lojën e ndërtuar.

Sulmuesi nigerian ishte ylli i shfaqjes në sezonin historik të Napolit që fitoi Scudetto vitin e kaluar, duke shënuar 26 gola dhe duke dhënë pesë asistime në 32 ndeshje të kampionatit. Përderisa këto shifra janë mbresëlënëse, numrat themelorë japin një pamje shumë më të bukur.

Gjatë gjithë sezonit, Osimhen kishte mesatarisht 4.63 gjuajtje për 90 minuta, 0.84 gola pa penallti, 2.81 gjuajtje në kuadrat dhe 8.14 goditje në zonën kundërshtare, shifra shumë më të mira se bashkëmoshatarët e tij në pesë ligat më të mira evropiane.

Një qendërsulmues efikas, 25-vjeçari është në gjendje të luajë edhe pasimin vendimtar për shokët e tij kur është e nevojshme.

Krahasimi i numrave themelorë të Osimhen me Gabriel Jesus tregon pse ylli i Napolit është një figurë shumë e nevojshme në Londrën Veriore, duke qenë pjesa e fundit e enigmës që nevojitet për të konkurruar me Manchester Cityn e pamëshirshëm.

Grafiku i mësipërm krahason punën e Osimhen në Serie A dhe Gabriel Jesus në Ligën Premier sezonin e kaluar, duke shfaqur disa diferenca të qarta midis dy numrave nëntë.

Sulmuesi brazilian luan shumë më tepër pasime, prodhon më shumë asistime dhe ndihmon shumë më tepër në mbrojtje.

Në anën tjetër, Osimhen shënoi më shumë gola dhe gjuan më shumë, duke qenë një figurë vdekjeprurëse në zonën e rreptësisë së kundërshtarit. Një formacion me të dy sulmuesit mund të lejojë që cilësitë e secilit të shkëlqejnë më tej, duke i dhënë Artetës më shumë opsione të mundshme.

Me Chelsea duke vendosur seriozisht synimet e tyre te Osimhen gjatë verës, Arsenali duhet të merret seriozisht me sulmuesin e Napolit shpejt nëse ata nuk duan të humbasin një mundësi kyçe në tregun e transferimeve gjatë verës. /Telegrafi/

The post Pse Arsenali duhet të mundë Chelsean në garë për Victor Osimhen appeared first on Albeu.com.