Veza pulën apo pula vezën? Zbulohet përgjigjia enigmë për shumë shekuj

Kush ka ardhur e para, pula apo veza? Kjo është enigma që prej shekujsh ka munduar njerëzit për të dhënë një përgjigje të saktë e përfundimtare.

Kësaj pyetjeje një grup shkencëtarësh anglezë duket se i kanë dhënë zgjidhje.

Ata kanë hulumtuar mbi proceset që çojnë në kristalizimin e karbonat kalciumit dhe formimin e lëvozhgës së vezës.

Kolin Friman dhe kolegët e tij të Universitetit të Warwick dhe Sheffield kanë zbuluar se proteina ovocledidina17 (OC-17) e pranishme në vezoret e pulës, është përgjegjëse për përpunimin e karbonat kalciumit në kristalecalciti, substancë që përbën pjesën më të fortë të lëvozhgës.

Shkencëtarët kanë zbuluar gjithashtu se në mungesë të kësaj proteine, lëvozhga nuk ngurtësohet dhe për këtë arsye nuk mund të strehojë një zog.

Pra, sipas shkencëtarëve, pula, ose më mirë proteina OC-17, është krijuar përpara vezës.


Shtuar 12.11.2022 12:18