“Big Brother Vip Kosova” kishte një sfidë për banorët. Ata duhej të mblidhnin sa më shumë qime, për të përfituar përqinjdje në buxhet.
E kështu, dikush hoqi qimet nga këmbët, e dikush priste flokët.
Më guximtari u tregua Gjesti, i cili hoqi flokët, qimet në trup por edhe vetullat. Kjo u prit me humor nga banorët e tjerë, të cilët më pas e duartrokitën.
Por, edhe Xheneta ishte prej banoreve e cila preu shumicën e flokëve, duke arritur masën e duhur për buxhetin.