Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë ku një 27 vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me armë zjarri.
I riu me iniciale M.M ka kryer aktin e rëndë në banesë në rrugën “Andon Zako Çajupi”.
Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 15.03.2021, rreth orës 13:30, në rrugën “Andon Zako Çajupi”, në banesë, në gjendje të rënduar psikologjike dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri shtetasi M. M., 27 vjeç.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes.