Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një video ku shihet kryeministri Albin Kurti, i bllokuar në foltore, në shoqërinë e ministrave dhe deputetëve të tjerë.
“I patrembur para krimit të 20 vjetëve!”, shkruhet në fjalinë e përdorur për të videon e incidentit të sotëm në Kuvend
Nga ana tjetër, Partia Demokratike e Kosovës reagoi duke dënuar ashpër, atë që e konsideroi një sulm të zëvendëskryeministrit Besnik Bislim në drejtim të deputetëve të këtij subjekti.
“Tani, gjithçka është e qartë. Kjo qeveri, ky kryeministër, ky pushtet, shihet qartë se duke tentuar të fshehë koordinimin dhe bashkëpunimin me Millan Radojçiç, po përdor çdo mjet, edhe dhunën, ndaj deputetëve opozitarë”, shkruhet në njoftimin e PDK-së.