Vetëvendosja akuza për vjedhje votash: Të përsëriten zgjedhjet në Tiranë

 Aktivisti dhe kandidati i pavarur i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi ka reaguar lidhur me rezultatin zgjedhor, ku kërkon drejtësi.

Ai nuk arriti të marrë më shumë se 2993 vota duke mbetur jashtë parlamentit të ri, ndersa kërkon shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve dhe rivotimin në të gjithë Qarkun e Tiranës.

“Bazuar mbi faktet që po grumbullojmë mbi shkeljet në Qarkun Tiranë në lidhje me ankesën që do të dorëzojmë në KQZ / KAS ditën e hënë, ne kërkojmë dhe presim shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve dhe rivotimin në të gjithë Qarkun e Tiranës” shkruan ai.

Abazi pretendon se në qarkun e Tiranës janë kryer shkelje të shumta si në momentin e votimit, por edhe të numërimit të votave duke akuzuar komisionerët sidomos mbi pavlefshmërinë e fletëve.


Shtuar 7.05.2021 17:40