Vetëm gjatë vitit 2022, rreth një milion njerëz aplikuan për azil në vendet europiane

Rreth 996,000 kërkesa për azil u depozituan në vitin 2022 në vendet evropiane, numri më i lartë që nga viti 2016, sipas një raporti të Shërbimit të Azilit të Bashkimit Evropian (AUEA).

Azilkërkuesve, numri i të cilëve është rishikuar lart nga shifrat e përkohshme të publikuara në shkurt (966,000), u bashkohen 4 milionë ukrainas që u larguan nga vendi i tyre pas pushtimit rus dhe gëzojnë një status të veçantë mbrojtjeje të përkohshme brenda Bashkimit Evropian, sqaron AUEA, duke theksuar presionin e ushtruar mbi sistemet kombëtare të pritjes.

Shifrat i referohen 27 vendeve të Bashkimit Evropian, Zvicrës, Norvegjisë, Islandës dhe Lihtenshtajnit.

Azilkërkuesit janë 71% meshkuj, që vijnë kryesisht nga Siria (138,000 aplikime), Afganistani (132,000), Turqia (58,000), Venezuela (51,000) dhe Kolumbia (43,000).

Një pjesë e aplikimeve janë dorëzuar nga njerëz që kanë mbërritur legalisht në Bashkimin Evropian: është rasti i kolumbianëve dhe venezuelianëve që kanë akses në Union pa vizë.

Gjatë viteve 2015-2016, gjatë krizës së migracionit në Evropë të shkaktuar nga lufta në Siri, numri i azilkërkuesve arriti në 1.3 milionë (2015) dhe 1.2 milionë (2016).

Në vitin 2022, pesë vende përbëjnë 70% të kërkesave për azil: Gjermania (244,000), Franca (156,000), Spanja (118,000), Austria (109,000), Italia (84,000).

34% kanë marrë një përgjigje pozitive, që do të thotë “shkalla e njohjes” më e lartë që nga viti 2017. Kombësitë me përqindjet më të larta të përgjigjeve pozitive janë sirianë (93%), ukrainas (86%) dhe eritrejanë (84%). ). Numri i çështjeve të pazgjidhura është 899,000.

Rreth 42,000 aplikime janë dorëzuar nga të mitur të pashoqëruar, dy të tretat e të cilëve vijnë nga Afganistani dhe Siria.


Shtuar 4.07.2023 19:32

Tags: ,