Vetëm 5 vjeç, zgjohet i mbijetuari i vetëm i tragjedisë me teleferik në Itali

Etiani, djaloshi 5 vjeçar i cili i mbijetoi aaksidentit me teleferik në Itali, është zgjuar. Pas ditësh në kujdes intensiv, ai ka arritur të përmendet, dhe personi i parë me të cilin foli ishte tezja e tij.

Sipas mjekes, nuk dihen ende përfundimet ekzakte për shkak të traumës torakale dhe abdominale dhe frakturave në gjymtyrë. Fëmija është i shtruar në spitalin “Regina Margherita” dhe së shpejti do të transferohet në një repart spitalor.

Së bashku me Eitanin e vogël, përveç tezës Aya, është edhe doktoresha Marina Bertolotti, një psikologe e cila që kur u vendos që i vogli të zgjohej nga koma, ka punuar me ekipin e saj për të shmangur traumat tek fëmija pas zgjimit. Mjekët dhe familja do të vendosin se çfarë t’i thonë.

Sipas mediave italiane, Eitan, kishte shpëtuar nga përqafimi i fundit i babait të tij. Kjo u zbulua nga burime nga spitali “Regina Margherita” në Torino ku fëmija është i shtruar. Ai ka dëmtime shumë të rënda, por trupi i fortë i babait të tij mund të ketë zbutur goditjet.

Amit Biran ishte në teleferik me partneren e tij Tal Peleg dhe dy fëmijët e tyre. Tomi, dy vjeç vdiq menjëherë. Ndërsa, Eitan pesë vjeçar u gjet i gjallë. “Babai kishte një trup të fortë, mbase përqafimi i fundit instiktiv për ta mbrojtur atë nga vdekja e shpëtoi”, thonë ata nga spitali.


Shtuar 28.05.2021 09:36