Vetëm 16-vjeç! I riu shqiptar ndërron jetë nga COVID-19 pas një lufte 10 ditore

COVID-19  i ka marrë jetën një djali të ri në Kosovë, vetëm 16-vjec.

Mediat kosovare shkruajnë se në Vitia një djalë i ri ka ndërruar jetë pas 10 ditësh luftë me koronavirus.

Mësohet se 16 vjeçari ka pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese.

“Pacienti ka ardh që 10 ditë në spital. Ai ka pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese. Pra gjendja e tij ka qenë e rëndë prej fillimit. Ndërsa, edhe COVID-19 e ka përkeqësuar më shumë gjendjen e tij”, ka deklaruar ai. /albeu.com/

 

 


Shtuar 11.03.2021 10:50