Një 16-vjeçare në Mallakastër, dyshohet se ka konsumuar lëndë herbicide bujqësore. Policia bën me dije se, ajo ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Fier
Informacion paraprak
Sot më datë 12.05.2021, në spitalin e Fierit ka shkuar në gjendje të rëndë shëndetësore një shtetase 16 vjeçe, banuese në Drenovë, Mallakastër, e cila dyshohet se ka konsumuar lëndë herbicide bujqësore.
16-vjeçarja ndodhet në reanimacion në Tiranë nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./albeu.com