Verifikimi i ministrave të rinj të Ramës, Prokuroria i përgjigjet kërkesës së Metës

Prokuroria e Përgjithshme i është përgjigjur kërkesës së presidentit Ilir Meta në lidhje me verifikim e ministrave të ri j të qeverisë Rama 3.

Organi i Akuzës, pas marrjes së informacioneve nga Prokuroritë e Rretheve,  i është përgjigjur Kreut të Shtetit, duke i thënë se asnjë emër i propozuar nga Rama për të qenë pjesë e kabinetit qeveritar nuk rezulton të jetë proceduar penalisht.

Kujtojmë se, Meta i është drejtuar edhe SPAK-ut për informacione mbi emrat e propozuar nga kryeministri./albeu.com