Policia e Orikumit ka arrestuar në flagrancë ditën e sotme një 25 vjecar i cili mbante me vete një armë të ftohtë(thikë). Shtetasit P. Q., 25 vjeç, banues në Radhimë policia i gjeti thikën gjatë një kontrolli fizik.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale
Njoftimi i Policisë:
Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Orikum arrestuan në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, shtetasin P. Q., 25 vjeç, banues në Radhimë, sepse gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur një armë të ftohtë (thikë).
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.