Veprimi i Oltës tregon të kundërtën për ndarjen e Sarës dhe Ledrit

Çifti Sara Hoxha dhe Ledri Vula janë përfolur shpesh në media që nuk janë më bashkë, por asgjë e konfirmuar nga ata të dy. Ditën e sotme, aktorja Olta Gixhari ka postuar një video duke kënduar këngën e Ledri Vulës dhe e komenton: “E ke qarë këtë këngën”. Olta gjithashtu është shoqe me Sarën. A është kjo një shenjë që Sara dhe Ledri nuk janë ndarë?

Dyshimet i shton akoma më shumë Ledri, i cili e ka ripostuar videon e Oltës duke shkruar:

“Paranormal Olta.”

Sara dhe Ledri kanë qëndruar hermetik dhe nuk kanë folur për marrëdhënien e tyre apo për të dhënë një shpjegim për fansat se çfarë po ndodh me ta.


Shtuar 29.11.2023 21:13