Venko Filipçe është i vendosur: Nuk do të jem kandidat për kryetar të LSDM-së

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe, nuk do të jetë kandidat për kryetar të LSDM-së.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministri, në një intervistë për TV-21

“Jo nuk kam interes të tillë”, kështu u përgjigj shkurt sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në pyetjen nëse do të jetë kandidat për kryetar të LSDM-së, përcjell TV21.

Filipçe komentoi edhe gjendjen e shumicës parlamentare, ku tha që për momentin pushteti është i fokusuar që të zgjerojë përbërjen e kësaj shumice.

“Sot kryeministri ka takim me liderin e Alternativës, Afrim Gashi. Pas ç’ka do të njoftohen qëndrimet. Tani fokusi është në zgjerimin e shumicës parlamentare”, deklaroi mes tjerash Filipçe./albeu.com/