Në vijim të kontrollit të territorit rrugoret e kryeqytetit krahas detyrave me karakter parandalues kanë ndjekur me përparësi planin e veprimit për verifikimin e të gjithë automjeteve që përdorin simbole apo shenja dalluese që tregojnë cilësinë e një punonjësi shteteror apo shërbimi publik si dhe ato me sisteme shtese pamore e zanore që përdoren në mënyrë abuzive dhe në kundërshtim me dispozitat e përcaktuara në Ligj.
Në funksion të kontrolleve, dy ditët e fundit janë verifikuar një numër i konsiderueshem mjetesh, si dhe janë proceduar disa drejtues automjetesh, të cilët kishin vendosur sisteme shtese pamore në kundërshtim me dispozitat e parashikuara në nenin 175 te Ligjit Nr.8378, date 22.07.1998, “ Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, shkelje për të cilat u janë pezulluar edhe lejet e drejtimit sipas afateve të parashikuara në Ligj.
Gjithashtu janë proceduar penalisht 4 drejtues mjetesh pasi janë kapur në kushtet e flagrancës dhe janë shoqëruar për veprime të tjera hetimore për vepren penale të parashikuar nga neni 247 i Kodit Penal. /albeu.com/