VENDORE 2023/ Zbulohen 3 emrat që Rama do të rikandidojë për kryetar bashkish

Jemi disa muaj nga zgjedhjet vendore dhe padyshim që si mazhoranca dhe opozita janë vënë në lëvizje për përzgjedhjen e kandidatëve.

Ndonëse nga opozita gjërat janë më të “turbullta”, mazhoranca sërish është një hap para dhe deri më tani duket se ka rikonfirmuar trej prej kryebashkiakëve aktualë si kandidatë për zgjedhjet e ardhshme.

Bëhet fjalë për Bashkinë e Tiranës, Fierit dhe atë të Lushnjës, bën të ditur Panorama.

Emrat respektiv janë, Erion Veliaj, Armando Subashi dhe Eriselda Sefa./albeu.com