Gjykata e Shkodrës ka dënuar me vetëm 7 vite burg, Arsen Stojkun, i cili akuzohet si i përfshirë në vrasjen e Astrit dhe Brahim Bilali. Edhe pse Prokuroria ka kërkuar që Stojku të dënohet me 35 vite heqje lirie, gjykata e Shkodrës duket se nuk ka qenë e bindur me provat e paraqitura nga prokuroria.
ABC ka zbardhur vendimin për të pandehurin Arsen Stojku (bashkëpunëtor i Ibrahim Licit, për të cilin është kërkuar ekstradimi nga Turqia), akuzuar për vrasjen e vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilalin.
Ndonëse është akuzuar për vrasje në rrethana të cilësuara, në bashkëpunim nga Prokuroria e Shkodrës dhe është kërkuar dënimi i tij me 35 vite burgim, Gjykata e Shkodrës ndryshon cilësimin ligjor në përkrahje të autorit të Krimit duke e dënuar vetëm me 7 vite burgim.
Vendim, i cili është ankimuar në Gjykatën e Apelit nga Prokuroria e Shkallës së Parë Shkodër.
Dy të arrestuarit për vrasjen e vëllezërve Bilali më 30 mars 2019, kanë mohuar lidhjen me ekzekutimin mafioz të ndodhur në Shkodër, por i fundosin përgjimet ambientale. Arsen Stojku dhe Milsim Rama, 29 dhe 23 vjeç, të dy banues në fshatin Mjedë të Vaut të Dejës u arrestuan si të përfshirë në ngjarje, ndërsa i akuzuar për vrasjen e dy vëllezërve është edhe Ibrahim Lici.
Ibrahim Lici, i shpallur në kërkim i dyshuar si autori kryesor për ekzekutimin e Endi Mustafës në Shkodër, është emër i njohur për policing, është arrestuar në Turqi.
Ai ka qenë i shpallur në kërkim për vrasjen e dy vëllezërve Ibrahim dhe Astrit Bilali në Shkodër, ngjarje e ndodhur më 30 mars të vitit 2019.
Në atë kohë u vunë në pranga dy bashkëpunëtorët e tij Arsen Stojku 29 -vjeç dhe Mislim Rama 23 -vjeç nga Vau i Dejës, ndërsa vetë Lici u shpall në kërkim. /abcnews.al/