VENDIMI/ Rama rrit rrogat për punonjësit e kryeministrisë: E keni merituar prej kohësh

Kryeministri i vendit, Edi Rama mëngjesin e sotëm ka zhvilluar  një takim me punonjësit e kryeministrisë.

Kreu i qeverisë ka ndarë me ta lajmin e rritjes së rrogave.

Sipas tij, punonjësit e këtij institucioni e kishin merituar prej kohësh rritjen por për shkak të vështirësive me të cilat është përballur qeveria ka qenë e pamundur.

Rama: E keni merituar prej shumë kohësh, por mundësia për ta bërë të mundur është krijuar vetëm tani. Ju e dini shumë mirë se sa shumë vështirësi na është dashur të kapërcejmë. Tani është koha të bëjmë një rritje rrogash shumë domethënëse.

Ai bëri me dije gjithashtu se rritja e pagave do të bëhet me 2 hapa në harkun e 1 viti.

Rama: Rritja e pagave do bëhet me 2 hapa në harkun e 1 viti. Një rritje tani dhe një rritje në buxhetin e vitit të ardhshëm. Kini parasysh që për zonjat këtu u desh kohë e gjatë që të arrihet pagë dinjitoe, për më të rinjtë po punuat sa gjysma e tyre do merrni më shumë se dihet që në fund të ditës për ju të rinjtë po punojmë. Ky ishte breaking neës për sot, tani me vrap te puna. Me vrap thashë jo me hap./Albeu.com/

 


Shtuar 30.03.2023 11:09