Në lidhje me vendimin për Teatrin Kombëtar, ka reaguar edhe Albana Vokshi nga Partia Demokratike. Në një deklaratë për media, Vokshi ka kërkuar nga SPAK arrestimin e kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke thënë se ai shkatërroi një pasuri kombëtare.
“Gjykata Kushtetuese foli qartë dje se çdo vendimmarje për Teatrin Kombëtar ka qenë antikushtetuese ndaj kushdo që është kapur në flagrancë për korrupsion aktiv dhe për dëmin financiar miliona euro, të shkaktuar nga prishja e Teatrit Kombëtar, kushdo që ka abuzuar me pushtetin, duke filluar nga Edi Rama e Erjon Veliaj, çdo nënpunës në administratë që është bërë pjesë e vendimmarrjes antikushtetuese e antiligjore, çdo punonjës policie që u përfshi në aktin e dhunës së shembjes barbare, duhet të përgjigjet para drejtësisë.
Të gjithë duhet të jenë të barabartë para ligjit dhe sot SPAK duhet ta tregojë këtë duke arrestuar menjëherë Erion Veliaj, autorin dhe përgjegjësin direkt të shembjes së Teatrit, i cili ka shpërdoruar detyrën dhe në shkelje flagrante të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit ka shkatërruar një pasuri kombëtare”, tha Vokshi./albeu.com