Vendimi i qeverisë! Cilat janë kategoritë që do të përfitojnë shpërblim në këtë fundvit (VIDEO)

Ditën e sotme janë bërë publike kategoritë të cilat do të përfitojnë bonus në këtë fundvit.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimja kanë treguar ditën e sotme veprimet e fundit të miratuara nga Këshilli i Ministrave.

Në një dalje për mediat ato kanë bërë të ditur se qeveria ka miratuar nja paketë solidariteti për fundvitin, pra një shpërblim për disa kategori.

Ministret bënë të ditur se kategoritë që do të përfitojnë nga kjo paketë do të jenë; familjet në nevojë, pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar.

“Sot qeveria ka marrë një vendim të rëndësishëm, për paketën e solidaritetit të fundvitit që mbështet kategoritë e veçanta dhe shpërblimi i fundvitit për familjet me ndihmë ekonomike do të përfitojnë nga paketa e solidaritetit, 72 mijë individë me aftësi të kufizuara dhe pjesë e paketës së solidaritetit janë pensionistët. Fondi që qeveria ka vënë në dispozicion është 4 milionë dollarë pa përfshirë pensionistët”,-tha Manastirliu. /albeu.com/

 


Shtuar 15.12.2021 14:05