Përfaqësuesit e kompanisë MABCO, bashkë me nënkontraktorët e saj, pritet të kthehen këtë të premte në kantierin e Aeroportit të Vlorës, pas publikimit të vendimit të Gjykatës së Lartë, për të vijuar me punimet e projektit.
Me këtë vendim, Gjykata e Lartë i riktheu MABCO-s të drejtat e administrimit në shoqërinë koncesionare, duke rrëzuar vendimet e mëparshme të dy niveleve të gjyqësorit dhe duke i hapur rrugën rikthimit të saj në drejtimin e projektit.
Të lidhura
None found
Përplasja ndërmjet MABCO dhe 2A Group kishte sjellë bllokim në administrimin e shoqërisë koncesionare, një situatë që ndikoi drejtpërdrejt në ecurinë e punimeve dhe shkaktoi vonesa në zbatimin e një prej investimeve infrastrukturore më të rëndësishme në vend.
Tashmë mbetet të shihet nëse kthimi i MABCO-s në kantier do të mbyllë mosmarrëveshjen mes palëve dhe do të krijojë mundësi për përshpejtimin e punimeve, me qëllim respektimin e afateve për përfundimin e Aeroportit të Vlorës.
