Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për 30 qershorit, Presidenti Meta njofton konferencë

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për njohjen e zgjedhjeve të 30 qershorit të 2019, Presidenti Ilir Meta do të dalë në konferencë për shtyp sot në orën 17:00.

Postimi i zëdhënësit të Metës, Tedi Blushi:

Të dashur kolegë gazetarë,

Në respekt të transparencës dhe për rëndësinë e veçantë, që ka për të gjithë qytetarët, sot në ora 17:00, në Institucionin e Presidentit të Republikës, jeni të ftuar në konferencën për mediat, ku do të bëhet publik për opinionin vendas dhe ndërkombëtar, qëndrimi zyrtar i Presidentit të Republikës Sh.T.Z Ilir Meta lidhur me vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese për çështjen e zgjedhjeve për pushtetin vendor 2019./albeu.com


Shtuar 7.12.2021 14:58