Gjykata ka miratuar kërkesën e Prokurorisë Themelore Publike në Koçan që Iva Mihajllova, e pandehur për vepër të rëndë penale kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në trafik, të procedohet në mungesë, meqë ajo është e paarritshme për organet shtetërore.
Sipas njoftimit zyrtar nga Prokuroria, vendimi për gjykim në mungesë u mor pasi u konstatua se e akuzuara nuk mund të gjendet nga autoritetet për t’u sjellë para gjykatës.
Të lidhura
None found
Seanca e radhës pritet të mbahet më 9 nëntor 2026, duke filluar nga ora 09:00.
Kjo çështje penale ka të bëjë me aksidentin e rëndë automobilistik që ndodhi pranë Koçanit, ku mbeti i vdekur Besim Durmishi dhe u plagosën disa persona të tjerë. Mihajllova përballet me akuza që lidhen me shkeljen e rregullave të sigurisë rrugore.
Rasti mori jehonë të gjerë në opinion pasi u raportua se Mihajllova ishte nisur drejt Bullgarisë, ku sipas pohimeve të saj, kishte udhëtuar për të marrë kujdes mjekësor. Largimi i saj nga Maqedonia e Veriut ngriti pikëpyetje mbi mundësinë e garantimit të pjesëmarrjes së saj në procesin gjyqësor.







