Vendet Baltike kërkojnë aktivizimin e nenit 4 të NATO-s (VIDEO)

Qeveria polake njoftoi sot se i ka kërkuar NATO-s të aktivizojë Nenin 4 të Traktatit të Aleancës, i cili parashikon konsultime në rast të kërcënimit të sigurisë së njërës prej palëve, pas sulmit rus në Ukrainë.

Presidenti polak Andrei Duda, thirri sot në mëngjes një takim të qeverisë, komandantëve ushtarakë dhe krerëve të shërbimeve të ndryshme publike të këtij vendi të NATO-s, i cili kufizohet me Ukrainën.

Ambasadorët e 30 vendeve anëtare të NATO-s do të takohen urgjentisht në Bruksel , tha një zëdhënës i aleancës.

Sipas të njëjtit burim, bëhet me dije se shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg , do të mbajë një konferencë për shtyp. Nga ana e saj, qeveria estoneze dënoi gjithashtu ofensivën ushtarake të Rusisë në Ukrainë./albeu.com/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Roman Canadian (@roman.canadian)