Vëllezërit shqiptarë vranë grekun, zbardhen detaje të reja: Njëri prej tyre ishte i lidhur me vajzën e viktimës

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Halkidiki, Greqi, ku dy vëllezër shqiptarë ekzekutuan me sëpatë një 55-vjeçar grek.

Sipas dëshmive të fqinjëve të 55-vjeçarit, dy vëllezërit, 27 dhe 47 vjeç, kanë mbërritur në shtëpinë e viktimës rreth orës 23:00. Burri grek jetonte me familjen e tij. Teksa dy shqiptarët ishin në banesë, për një arsye ende të panjohur ka pasur një debat të fortë me viktimën dhe dy fëmiëjt e tij.

Sipas fqinjëve, 27-vjeçari shqiptar ishte në një lidhje romatike me vajzën e viktimës dhe ka qenë pikërisht ai, i cili fillimisht ka plagosur me thikë djalin 24-vjeçar të viktimës ndërsa ka shtyrë edhe partneren e tij 18-vjeçare. Më pas, vëllai i shqiptarit ka goditur viktimën në shpinë me sëpatë.

Pjesa më e madhe e dëshmitarëve raportojnë se bëhet fjalë për dy familje të cilat shpesh janë përplasur me njëra-tjetrën, por kanë frikë të flasin më tepër, pasi dinë se edhe më herët këta persona kanë pasur probleme me policinë.

Vajza e viktimës, sipas banorëve të zonës, ishte në lidhje me 27-vjeçarin, por nuk dihet nëse ky fakt lidhet me ngjarjen.

Sakaq, dy vëllezërit u arrestuan mesditën e sotme nga punonjësit e policisë së Departamentit të Sigurimit të Poligyros dhe u dërguan në Prokurorinë e Poligyros.


Shtuar 25.10.2022 20:23