Edmond Sala, vëllai i Arjan Salës ka rrëfyer mes lotësh takimin e fundit me të ndjerin, një natë para ngjarjes së rëndë që i mori jetën 32 vjecarit.
Në një lidhje direkte per Klan, Edmond Sala u shpreh se vëllai i tij ishte zemërgjerë dhe prandaj sot nuk po qajnë 22 nëna shqiptare por vetëm një nënë.
Pjesë nga emisioni:
Rudina Magjistari: Ai u hodh për të shpëtuar jetët e të tjerëve, pa menduar aspak për veten e tij dhe pa menduar për rrezikun që e priste. Nuk mendoi për asgjë por vetëm u hodh në zjarr. Çfarë do na thonit pak për Arjanin? Si do e përshkruanit atë?
Edmon Sala: Për Arjanin nuk di se çfarë të them, unë e kam vëlla edhe ai ka qenë një zemërgjërë që dogji veten e tij për të nxjerrë kolegët dhe gjithë punonjësit e magazinës. Ishte i mirë në zemër. Sot mund të qanin 22 ose 23 nëna shqiptare, por tani paska qenë fati im dhe i familjes sime që të vajtojmë ne. I bashkëshortes, nënës, djalit të vogël.
Rudina Magjistari: Kur ishte takimi i fundit me Arjanin?
Edmond Sala: S’mund të flas më (qan). Në darkë, një natë më parë. Ai ka qenë turni i dytë, ka marrë shërbimin nga ora 13:30-14:00.