Vëllai hapi SMS-të dhe ia tregoi nënës, si u zbulua abuzimi seksual i shqiptarit ndaj të miturës në Greqi

Mediat greke raportojnë për një ngjarje të rëndë, ku një 13-vjeçare është përdhunuar nga një emigrant shqiptar atje.

Sipas mediave greke, i dyshuari është një 30-vjeçar, i cili komunikonte rregullisht me viktimën përmes rrjeteve sociale duke e bindur që të dilte me të për të arritur qëllimet e tij.

30-vjeçari ka arritur ta bindë të miturën që të takohen në Nea Styra, ku më pas ka abuzuar seksualisht me vajzën sipas mediave greke.

Pak ditë pas ngjarjes, vëllai i të miturës ka gjetur mesazhe në celularin e saj që përshkruanin veprimet rrëqethëse që kishte bërë, dhe ka njoftuar menjëherë nënën, e cila shkoi në polici.

Pas veprimeve proceduriale, shqiptari u shpall në kërkim nga policia greke. /albeu.com


Shtuar 9.11.2023 14:25