Ish-kryeprokurorja e Tiranës, Elizabeta Imeraj, ishte e ftuar në rubrikën “Çështja e ditës”, ka komentuar vizitën e Erion Veliajt në SPAK.
Imeraj theksoi se nuk përjashtohet mundësia që Veliaj të pyetet për një sërë çështjesh hetimore, jo vetëm për inceneratorët, por edhe për dosjen “5D”.
Elizabeta Imeraj: “Veliaj është thirrur për të parë shkalljen e përfshirjes së tij në aferën e inceneratorëve. Është proces normal.
Ndoshta po merret në pyetje për një sërë procesesh hetimore. Thirrja është nga Prokuroria dhe nuk është shkuarje me vullnet të lire”.