Gjatë takimit me banorët e Njësisë 9 në Tiranë, kandidati i PS për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj ka ironizuar Berishën dhe Metën dhe kundërshtarin e tij Belind Këllicci.
Veliaj tha se Berishës dhe Metës i vjen turp sa tani kanë filluar dalin dhe pafytyrë.
Të lidhura
None found
“E keni vënë re, që të dyja palët duam të mbarojmë shkolla? Ne kemi detyrë që të mbarojmë shkollën e 42-të, 43-të, apo të 44-t, ata duhet të mbarojnë shkollën për efekt diplome, por që këtu të dyja palët jemi për të mbaruar shkolla kjo është pak, por e sigurt. As nuk më besohet që do kishim përballë karikatura të tilla. E keni vënë re, tani thotë mos i shikoni fytyrën, por shikojini gishtat, se u vjen turp nga fytyra e tyre. Se në fakt fytyra e tyre është fytyra e Saliut dhe Ilir Metës, për këtë s’ka dyshim asnjë njeri, u vjen turp. A thua se po mësojnë gjuhën e shenjave në fushatë dhe po ua tregojnë njerëzve me shenja çfarë mendojnë ata për popullin. Ishte shenjë e shëmtuar me thënë të drejtën, po fakti që këta kanë turp nga fytyrat e tyre është tamam si ajo kënga “no face, no name, no number”, pra pa fytyrë, pa emër, pa numër. Domethënë jemi duke bërë fushatë me disa gishta se nuk i shohim fytyrën asnjë njeriu. Saliu i urryer, Iliri i urryer, kandidati pa diplomë. “Mos iu shikoni fytyrën!” Por çfarë të shohim? Ne nuk dimë me kë po debatojmë, me kë po kandidojmë!” u shpreh Veliaj.
