Veliaj hedh poshtë fjalët e Ramës: Exit Poll-et na nxjerrin fitues

Kryebashkiaku Erion Veliaj ndryshe nga Rama, i ka dhënë rëndësi Exit Polleve duke deklaruar se i kanë nxjerrë fitues me 71-72 mandate.

Gjithashtu, Veliaj shtoi se projeksionet e PS, si në Tiranë ashtu edhe në gjithë Shqipërinë, janë më shumë se 72 mandate.

“Por, si projeksionet e Exit Poll-eve, si tonat që janë më shumë se 71-72, duhet të presin me shumë durim procesin e numërimit,” theksoi Veliaj.

Kryebashkiaku falenderoi të gjithë ata që shërbyen si komisionerë dhe vëzhgues, si dhe patronazhistët e PS. Veliaj u shpreh i bindur që nesër PS do ta ketë të qartë fitoren.

“Dua të falenderoj të gjithë ata që shërbyen si komisionerë, vëzhgues, si monitorues të gjithë ata që shërbyen si patronazhistë. Në finale do duhet të presim procesin e numërimit. Në këtë moment pjesa më e madhe të kutive janë nisur në qendrat e numërimit. Lipset që të tregojmë durim teksa fitorja që është në kutitë të numërohet. Nesër kur të kemi të qartë mandatet ekzakte të fitores tonë…”


Shtuar 25.04.2021 21:23