Bota e futbollit është në zi.
Mino Raiola, agjenti i disa prej futbollistëve më të njohur dhe më të mirë në botë dhe mbreti i merkatos, ka ndërruar jetë në Monte Carlo.
“Me pikëllim të madh njoftojmë vdekjen e Raiolas. Mino luftoi deri në fund. Mino na bëri krenarë, duke qenë të përulur. Mino ka prekur shumë njerëz përmes punës së tij dhe ka bërë histori në futbollin modern. Prania e tij do të mungojë gjithmonë. “Misioni i Minos për ta bërë futbollin një vend më të mirë për futbollistët do të vazhdojë ”, tha familja e tij në një deklaratë.
Ai u nda nga jeta në moshën 54 -vjeçare, duke përfaqësuar futbollistët më të mirë në mbarë botën. /albeu.com/
— Mino Raiola (@MinoRaiola) April 30, 2022