Vdes presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, vendi 40 ditë në zi

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe Sheikh Khalifa bin Zayed Al Nahyan ka vdekur në moshën 73-vjeçare, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve e Emirateve WAM.

Agjencia gjithashtu bëri të ditur që vendi do të jetë 40 ditë në zi dhe flamujt do të ulen në gjysmështizë. Po ashtu tre ditë do të mbyllen ministritë dhe subjektet zyrtare në nivel federal dhe lokal dhe sektorin privat.

Sheikh Khalifa ishte parë rrallë në publik që nga një goditje në tru në vitin 2014.

Sipas kushtetutës, zëvendëspresidenti dhe kryeministri Sheikh Mohammed bin Rashid al-Maktoum, sundimtari i Dubait, do të veprojë si president derisa këshilli federal që grupon sundimtarët e shtatë emiratet të mblidhet brenda 30 ditëve për të zgjedhur një president të ri./albeu.com