Vdekja tragjike e dy vëllezërve në Kalimash, arrestohet 48-vjeçari që shkaktoi aksidentin

Policia ka arrestuar ditën e sotme një 48-vjeçar, i cili akuzohet si shkaktar i aksidentit në Kalimash ku humbën jetën dy vëllezërit Sadik Osmani dhe Nesret Osmani.

Sipas policicë ky shtetas, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, në tunelin e Kalimashit, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përplasur automjetin tip “Ford” me drejtues shtetasin S. O. dhe autobotin tip “MAN” me drejtues shtetasin Sh. S.

Njoftimi:

Specialistët e Njësisë për Sigurisë Rrugore të Autostradës “Tuneli i Kalimashit-Morinë”, në vijim të veprimeve hetimore të kryera për aksidentin e ndodhur pasditën e djeshme, në tunelin e Kalimashit, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin A. B., 48 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, në tunelin e Kalimashit, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përplasur automjetin tip “Ford” me drejtues shtetasin S. O. dhe autobotin tip “MAN” me drejtues shtetasin Sh. S.

Nga ky aksident humbën jetën drejtuesi i automjetit tip “Ford”, shtetasi S. O., dhe pasagjeri në këtë automjet, shtetasi N. O., të dy banues në Kosovë.

Gjithashtu, nga aksidenti janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Benz”, shtetasi A. B., pasagjerja në këtë automjet, shtetasja K. B., 26 vjeçe dhe pasagjeri tjetër në automjetin tip “Ford”, shtetasi I. L., 44 vjeç.

(Në informacionin paraprak të ditës së djeshme, është dhënë se drejtuesi i automjetit tip “Ford” ishte shtetasi I. L., por nga veprimet hetimore të kryera në vendin e ngjarjes, ka rezultuar se drejtuesi i këtij automjeti ishte shtetasi S. O.)

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Kukës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. Sh., 21 vjeç, banues në Kukës, pasi drejtuar automjetin tip “Audi”, ka përplasur dy 17-vjeçare dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Dy 17-vjeçaret, pasi kanë marrë ndihmën mjekësore në spitalin e Kukësit, janë larguar në banesë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 19.10.2023 12:31