Nga James Landale
Diplomacia kërkon që njerëzit të ulen e të flasin me njeri-tjetrin. Ndërkohë, përparimi në zgjidhjen e çështjeve kërkon besim të ndërsjellë. Shpërthimi shkatërrues në spitalin Ahli do të thotë se tani ka më pak nga të dyja.
Presidenti Biden nuk do të udhëtojë në Jordani për bisedime ballë për ballë me liderët arabë. Ai do të duhet të mjaftohet me telefonatat me ta nga Air Force One.
Kjo do të thotë se ai po viziton vetëm Izraelin, duke e lënë udhëtimin e paprecedentë të tij, të duket i pabalancuar në rajon.
Biden mund të arrijë një qëllim: të demonstrojë mbështetjen e SHBA për Izraelin pas sulmit brutal të Hamasit. Por detyra e tij e dytë, për të zhbllokuar ngërçin diplomatik, do të jetë shumë më e vështirë.
Plani ishte të përdorte udhëtimin presidencial në një zonë lufte për të bindur Izraelin të hapte një korridor humanitar në Gaza dhe të krijonte zona të sigurta për civilët.
Kjo mund të inkurajonte një besim të ndërsjellë për të përdorur më pas liderët arabë që të negocionin lirimin e pengjeve izraelitë në duart e Hamasit.
E gjithë kjo tani është shumë e pamundur me tensionet e ndezura dhe udhëheqësit arabë që kanë shumë më pak hapësirë për manovrim.
Joe Biden është i bindur se spitalin në Gaza nuk e sulmoi Izraeli
Sipas BBC, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, Biden i thotë kryeministrit të Izraelit se sulmi ndaj spitalit “duket” se është “bërë nga të tjerët”.
Biden thotë se është “thellësisht i pikëlluar dhe i zemëruar” nga incidenti.
“Bazuar në atë që kam parë, duket sikur (sulmi) është bërë nga të tjerët. Por ka shumë njerëz atje që nuk janë të sigurt, kështu që ne duhet të kapërcejmë shumë dyshime,” tha Biden.
BBC po verifikon sulmin ndaj spitalit në Gaza
Ushtria izraelit këmbëngul se nuk ishin ata që sulmuan me raketa spitalin Al Ahli në Gaza, megjithatë ka dyshime të mëdha mbi pretendimet e Izraelit në botën arabe tashmë duke bërë që edhe BBC të verifikojë në mënyrë të pavarur ngjarjen.
BBC shkruan:
“Ne kemi shfaqur video nga mbrëmja e kaluar dhe imazhe gjatë ditës së sotme nga sulmi në spital deri në momentin që do të kemi diçka të verifikuar.
Ndërsa nuk ka konsensus të përgjithshëm, një ekspert tha se fakti që ndërtesat e spitalit nuk janë shembur, disa makina janë të padëmtuara dhe nuk ka asnjë krater të thellë të dukshëm, sugjeron se nuk kemi të bëjmë me një sulm ajror nga Izraeli.
Një tjetër ekspert tha se nuk mund të shprehej nëse ishte sulm izraelit apo një raketë e nisur nga Gaza që ka shkaktuar dëmet në spital edhe pse i treguam një video që kemi siguruar ne. Ne do të vijojmë verifikimet dhe do të dalim me një përfundim sapo ta kemi atë”. /albeu.com