Olti Curri, ka bërë një reagim në rrjetin e tij social “Instagram”, lidhur me lajmin e hidhur për vdekjen para kohe të këngëtarit të njohur shqiptar, Shpat Kasapi.
“Kishim shumë pa u takuar dhe pak kohë më parë u shfaqe surprizë në tavolinë tek lokali i kushërirës tënde në Tiranë. Nuk foli asnjë sepse ti vetëm tregoje histori dhe qeshnim me lot, mirësia jote mbështillte çdo njeri që takoje si një përqafim. Shpat i mirë, qielli duhej të priste, ti kishe shumë rrugë përpara, ishte e padrejtë. Zoti të pastë kujdes atje lart!”, shkruan Curri në Instagram.

“Shumë i dhimbshëm lajmi për largimin e parakohshëm nga jeta të Shpat Kasapit, me të cilin kam patur fatin të punoj më shumë se 20 vite më parë në Top Fest dhe ta ftoj në skenë me dhjetëra here.
Faleminderit për muzikën, energjinë dhe buzëqeshjet e pakursyera që na ke dhuruar Shpat”, shkruan Osmani në Instagram.
Sipas mediave të Maqedonisë së Veriut, artisti i famshëm humbi jetën si pasojë e një arresti kardiak.
