Vdekja e kenianes në Tiranë, shoqërohet në polici shoferi i kazinosë ku punonte e reja

Është shoqëruar në polici me irdhër të Gjykatës, shoferi I kazinosë, ku punonte 22-vjeçarja keniane që u dhunua barbarisht në Tiranë dhe humbi jetën.

Bëhet fjalë për Rodi Barcin, 32 vjeç.

Burime bëjnë me dije se pas shoqërimit në komisariatin nr.1 në Tiranë, në polici ndodhet dhe vëllai dhe nëna e tij.

Efektivë të komisariatit nr1 kanë kryer edhe kontroll në banesën e tij me kërkesë të prokurorisë dhe vendim të Gjykatës së Tiranës.
22-vjeçarja ndërroi jetë në Kenia ndërsa lajmi u konfirmua nga nëna e saj. Joy u largua nga spitali i Traumës në “half coma”, pra gjysmë koma, e pavetëdijshme me 25 janar 2023.

Prej 14 gushtit të vitit 2022 vajza nga Kenia u shtrua për kurim në spitalin e Traumës, pasi u dhunua brutalisht dhe u hodh nga kati i dytë i banesës ku jetonte në rrugën “Pandeli Evangjeli” në Tiranë, megjithëse ngjarja është ende e mbuluar me mister. Rasti i dhunimit të 22-vjeçares solli në Tiranë edhe përfaqësues të ambasadës keniane në Itali../Albeu.com/.


Shtuar 25.02.2023 09:11