Vdekja e gazetarit, ndalohen mediat në Irpin

Gazetarët nuk do të lejohen më të hyjnë në qytetin e Irpin, afër Kievit, tha kryetari i bashkisë së qytetit Oleksandr Markushyn në Telegram, pas vdekjes së gazetarit amerikan Brent Renaud në qytet më herët sot.

“Duke filluar nga sot, ne po ndalojmë hyrjen e gazetarëve në Irpin. Ne duam të shpëtojmë jetën e tyre dhe të mbrojtësve tanë,” tha Markushyn.

Ai gjithashtu u bëri thirrje gazetarëve dhe civilëve ukrainas që të mos postojnë informacione në internet për personelin ushtarak, pajisjet e tyre ose ndonjë gjë që mund të tregojë vendndodhjen e tyre.


Shtuar 13.03.2022 17:56