Një shqiptar gjeti vdekjen ditën e djeshme në Greqi. Ai punonte si elektriçist dhe ditën e djeshme, në zonën e Eretria-s ka humbur jetën bashkë me dy elektricistë grekë nga goditja elektrike.
Shqiptari, i identifikuar si Aleks Bruka, ishte nga Rrësheni dhe baba i tre fëmijëve.
Një ditë pas ngjarjes është bërë arrestimi i tre personave që janë dërguar në Prokurori. Të arrestuar janë përgjegjësi, inxhinieri përgjegjësi i projektit dhe mbikëqyrësi i punëve. Ata po përballen me akuzën e vrasjes nga pakujdesia. Megjithatë, hetimi për të sqaruar rrethanat e sakta të ngjarjes vijon ende.
Kujtojmë së nga ngjarja e ndodhur dje, pati edhe një të plagosur i cili është dërguar në spital dhe po merr ndihmën mjekësore. /albeu.com/