Vdekja e 31-vjeçares, Parisi paralajmëron ndalimin e skuterëve elektrikë

Parisi ka paralajmëruar se do të ndalojë shitjen e skuterëve elektrikë nëse çështjet e sigurisë nuk adresohen. Ky paralajmërim vjen vdekjes së një 31-vjeçareje që u rrëzua nga e-skuteri nsërsa po ecte në rrugët e Parisit.

E-skuterët janë bërë një mënyrë popullore transporti, pjesërisht për shkak të ndikimit të tyre të ulët në mjedis dhe lehtësisë në lëvizje.

Në Paris, janë rreth 20,000 e-skuterë të cilat mund të udhëtojnë me më shumë se 50 km / orë .

Në vitin 2019, qeveria franceze prezantoi rregulla pas qindra incidentesh, duke përfshirë disa vdekje. Përdoruesve u kërkohet tani të jenë të moshës 12 vjeç ose më lart, vetëm një person lejohet për pajisje dhe përdorimi i tyre nuk lejohet në trotuar./albeu.com


Shtuar 30.06.2021 16:42

Tags: ,