Vdekja e 10 vjeçarit në Shkodër, mësuesja kujdestare: Asnjëherë nuk ka shfaqur probleme

Ngjarja e rëndë me 10-vjeçarin Nasir Ymeri ka tronditur mbarë opinionin në Shkodër, por në mënyrë të veçantë stafin e shkollës “At Gjon Karma” në Gurin e Zi. Mësuesja kujdestare Roberta Naraci ka treguar për mediat se Nasiri nuk kishte shfaqur probleme, madje ishte një fëmijë lider në klasë.

“Nasiri ishte nxënësi im që prej klasës së parë. Mund ta përshkruaj si një nxënës me arritje të mira, me tipare të një lideri. Një fëmijë shumë i shkathët. Gëzonte respektin e nxënësve dhe mësuesve. Shumë sjellje e mirë. Asnjëherë nuk ka shfaqur probleme”, u shpreh ajo.

Ndërsa, për punonjësen sociale Rajmonda Zenelaj, rasti është tejet i rëndë ndërsa ajo shton se prindërit duhet të tregojnë më tepër kujdes me fëmijët.

“Nga vëzhgimet më përpara, ai  nuk ka shfaqur asnjëherë shenja agresiviteti apo depresioni. Është rënie pre e rrjeteve sociale,” thotë ajo.

10-vjeçari Ymeri ishte duke luajtur ne katin e dytë të banesës ku edhe u gjet pa shenja jete. Ai mësohet se ka tentuar të bëjë një video duke bërë akrobaci, por kjo ka rezultuar fatale. /abcnews


Shtuar 7.05.2021 11:56