Vazhdon sulmi rus, goditet uzina e gazit dhe fabrika e raketave në Ukrainë

Një nga qytetet më të mëdha të Ukrainës, Dnipro, ishte në mesin e atyre të shënjestruar herët të enjten.

Bëhet fjalë për një fabrikë prodhimi të gazit në lindje dhe një fabrikë raketash në Dnipro,  thonë zyrtarët ukrainas.

Kryeministri Denys Shmyhal tha se fabrika Pivdenmash, e cila prodhon raketa ishte sulmuar.

Një zyrtar tjetër tha se 14 persona, përfshirë një adoleshent, ishin dërguar në spital pasi qyteti u bombardua.

Ndërkohë, firma shtetërore e energjisë Naftogaz tha se objektet e saj të prodhimit të gazit në lindje të vendit ishin nënshtruar një “sulmi masiv”.

Moska ka kërkuar të justifikojë sulmet e saj të fundit duke akuzuar Kievin për “mosgatishmëri” për të negociuar./albeu.com


Shtuar 17.11.2022 15:37