Janë bërë 10 ditë që kur 10-vjeçari nga Mirdita u mbyt në lumin Fan dhe akoma nuk ka asnjë shenjë nga trupi i tij, të cilin e mori rrjedha.
Kërkimet nga grupi i shpëtimit te reparti RENEA vazhdojnë, të cilët po ndihmohen dhe nga banorët e zonës, por pa rezultat.
Familja e të miturit ka hapur dyer e mortit, ndërsa gjendja e tyre psikologjike është shumë e rënduar. Një i afërm i familjes ka vërë apel për ndërhyrje me mjete të specializuara, duke kërkuar ndihmë dhe nga vendet e rajonit.
Banorët e zonës apelojnë për shtim të forcave, sikundër dhe përfaqësues dhe drejtues vendorë të dalin në terren dhe të organizojnë punën për kërkimin e 10-vjeçarit./albeu.com