Një vatër zjarri është shfaqur në malin e Shëngjinit, ndërsa në terren janë angazhuar shërbimet zjarrfikëse dhe punonjës të shërbimit pyjor.
Burime bëjnë me dije se zona e përfshirë nga zjarri është mbi port dhe pranë ndodhen edhe disa banesa.
Për shkak të erës, rrezikohet që flakët të përhapen, ndoshta duke rrezikur edhe banesat që shërbejnë si rezidenca për pushues të ndryshëm.
Pikërisht për këtë arsye është kërkuar një ndërhyrje e kordinuar nga të gjitha institucionet për të vënë nën kontroll flakët.