Përfshihet nga flakët lokali në Kune të Shëngjinit

Një lokal dy katësh me konstrukt druri është përfshirë nga flakët në zonën e Kunës ne Shëngjin.

Mësohet se zjarri ka rënë rreth orës 08:30 të mëngjesit.

Zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve, pasi rrezikohet dhe një objekt që ndodhet ngjitur me lokalin.

Dyshohett se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

/Albeu.com


Shtuar 11.10.2023 09:22