Vatër zjarri në Gjirokastër, rrezikohen dy banesa

Një vatër zjarri ka rënë pranë depos së vjetër të ujit në lagjen “Granicë” në Gjirokastër. Bëhet me dije se se flakët e zjarrit kanë rënë në shkurret e thata aty pranë.

Gjithashtu në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit që konstatuan se zjarri ishte në një sipërfaqe me barëra midis 2 banesave të cilat po rrezikoheshin. Ekipet zjarrfikëse kanë izoluar fillimisht flakët dhe më pas kanë arritur të shuajnë plotësisht zjarrin.


Shtuar 19.07.2024 16:35