Vasili dhe Brahimllari në SPAK, a ka frikë Ilir Meta nga arrestimi? Përgjigjet kreu i PL

Nënkryetari i PL-së, Petrit Vasili dhe sekretari Endrit Brahimllari në SPAK, u paraqitën disa ditë më parë në SPAK, për të dhënë sqarime në lidhje me hetimet e nisura për lobimin LSI, me dyshimin se ka përdorur në fushatën elektorale para që nuk justifikohen.

Gjatë intervistës për Abc News,kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i pyetur nëse i druhet edhe ndonjë vendimi nga SPAK kundër tij, u shpreh negativisht dhe e konsideroi këtë çështje si përrallë. Sipas tij, PL ka qene gjithmonë transparente përpara publikut dhe qytetarëve.

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Zoti Vasili ka qene në SPAK dhe Brahimllari për çështjen e lobimit, për 7 mijë eurot e lobimit në SHBA, sipas pretendimeve të gazetës austriake. Zoti Meta i druheni një vendimi kundër jush nga ana e SPAK-ut?

Nuk i druhem asnjë veprimi të askujt përballë Ilir Metës apo dhe përballë Partisë së Lirisë, për arsye se ne jemi gjithmonë përballë qytetarëve, ne jemi gjithmonë përballë publikut. Ne jemi gjithmonë përballë të vërtetave dhe mbi të gjitha sepse gjithmonë kemi qene dhe jemi me ligjin, me Kushtetutën dhe me transparencën. Ju bëtë një pyetje konkrete dhe përmendët një gazetë austriake, ju duhet ta dini që të gjithë bosët e inceratorëve që vazhdojnë të paguhen dhe që nuk ndërpriten pagesat janë të gjithë në Austri. Nuk ka qene asnjë çudi për ne dhe e kemi bërë të qartë, shkrimin e porositur të gazetës spekullative në fjalë. Së dyti, ju duhet ta keni të qartë që ne kemi një marrëveshje ekstradimi me SHBA dhe e përmend këtë për t’i dhënë fund çdo spekullimi qesharak që nxitet prej kohësh nga mediat e Edi Ramës dhe nga të gjithë ata që ai i paguan për të mbyshur me informacion ekranet tuaja në mënyrë që të shmanget vëmendja nga çështja e inceneratorëve, nga dhjetra milionë euro të qytetarëve shqiptarë, që vidhen çdo ditë, duke u përpjekur për të krijuar lajme të rreme për denoncuesit kryesor të aferës inceneratorëve. Kështu që çdo veprim i PL ka qene totalisht transparent, ka qene përmes bankës të audituar nga KQZ. Kështu që këto janë të gjitha përralla” – deklaroi Meta.


Shtuar 27.07.2023 19:14