Komisioneri i BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Oliver Varhelyi është shprehur i gatshëm për të mbështetur Shqipërinë që të përmbushë të gjitha kushtet e negociatave drejt anëtarësimit në Be.
“Çast dhe moment historik për BE-në dhe për Shqipërinë. Nëse ka diçka të mençur që mund të themi për Shqipërinë është që durimi strategjik është shpërblyer. Shqipëria është një vend kandidat me qëllimin e qartë për tu anëtarësuar në BE. Përgjatë gjithë këtyre viteve kemi punuar fort dhe kemi qëndruar në krah tuaj. Kjo konferencë shënon një kapitull të ri ne marrëdhënien me BE. Shqipëria vijon të përmbushë të gjitha kushtet për të hapur negociatat e anëtarësimit. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë për tu lavdëruar. Në këtë fazë të re që është shumë kërkuese Shqipëria do intensifikojë përpjekjet e saj për të përmbushur kushtet. Kuadri negocioues që po prezantohet sot ofron një bazë të shëndosh për negociatat e anëtarësimit. Besoj te ju për të zbatuar një qasje gjithëpërfshirëse gjatë këtij procesi. Do të ishte thelbësore të komunikojmë gjatë gjithë këtij procesi me publikun. Komisioni do t’ju mbështesë në përballjen e të gjitha sfidave që përfshin procesi i anëtarësimit, përfshirë këtu anën financiare”, tha ai.
https://www.facebook.com/ediramaal/videos/469345825021897