Varhelyi nga Tirana: KE, plan të përshpejtuar për integrimin e Ballkanit në tregun ekonomik europian

Komisioneri për zgjerimin e BE-së Oliver Varhelyi,  në konferenën për media pas takimit mes Ministrave të Jashtëm në kuadër të Procesit të Berlinit, u shpreh se BE do të vijojë mbështetjen e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Varhelyi ndër të tjera tha se KE do të sjellë një plan të përshpejtuar për integrimin e Ballkanit në tregun ekonomik europian.

Të lidhura

None found

“Kjo tregon se BE tregon rezultate për punën e saj. Po sjellim financime të rëndësishme për sektorin privat për investuesit privat për të shndërruar ekonominë tuaja në mënyrë që të jenë edhe më tërheqëse për investimet. Kemi investuar 1 mld euro për të ndihmuar ato qytetarë të cenueshëm në mënyrë që të trajtonim rritje e skajshme të çmimeve.

Do jemi treguar të qartë që mbështetja jonë të të vazhdojë edhe për energjinë. Ofrimi i energjisë në mënyrë të qëndrueshme. Po mbështesim projekte në mënyrë të rinovueshme. Jemi gati të financojmë një terminal të ri për gazin e lëngshëm në Malin e Zi. Rajoni që të përfitojë nga këto investime duhet të integrohen ekonomikisht. Kemi bindjen e plotë se kemi edhe më shumë potencial. Rajoni do të mund të shtojë edhe 1/3 e PBB-së së vet.

Ne kemi folur për valët e mëparshme të zgjerimit se cila është mënyra më e mirë për t’u përgatitur për zgjerimin e integruar të rajonit. Ky plan do të ketë për synim edhe përshpejtimin të integrimit ekonomik dhe do të ketë mundësi për BP të integrohen në tregun e BE-së ende pa u bërë anëtare.

Europa është këtu për të kontribuar, por duhet që edhe rajoni të tregojë rezultatet e veta. Të ndihmojmë rajonin që të transformohet”,  tha Verhelyi.

Komisioneri gjithashtu komentoi situatën në veri të Kosovës, ku tha se Prishtina dhe Beogradi duhet t’i rikthehen dialogut dhe se  autorët e sulmit duhet të dalin para drejtësisë dhe se autoritete serbe duhet të bashkëpunojnë me BE-në.

“Mendoj se qëndrimi ynë ka qenë shumë i qartë. Së pari ne duhet të kemi një ulje të plotë të tensioneve mes Beogradit dhe Prishtinës. Të rikthehet dialogu dhe në këtë punë të jepen rezultate duke vënë në zbatim marrëveshjet e mëparshme përfshirë ata në Ohër. Autorët duhet të sillen para drejtësie, autoritete serb të bashkëpunojnë me BE-në në lodhje me këtë çështje”, tha Varhelyi.


Shtuar më 6.10.2023 14:07

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş