Komisioneri evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e mirë, Oliver Varhelyi ka mbështetur “Open Balkan” dhe ka thënë se të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të bëhen pjesë e kësaj nisme.
“U bëj thirrje 6 vendeve të Ballkanit ti kthehen tregut të përbashkët rajonal dhe bashkëpunimit. Duam që të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë pjesë e Ballkanit të Hapur”, ka thënë Varhelyi./albeu.com